Burri shqiptar ‘çmendet’ nga xhelozia, plagos me thikë dhe djeg me acid gruan

Kronikë e zezë

Burri shqiptar ‘çmendet’ nga xhelozia, plagos me thikë dhe djeg me acid gruan

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 11:07
ilustrim

Një ngjarje e rëndë tronditi dje Italinë, ku një burrë shqiptar pas një sherri sulmoi me thikë gruan e tij dhe më pas i hodhi acid. Krimi u regjistrua në një apartament të një ndërtese në Salinatore të Forlì-s. ‘Ansa’ shkruan se fill pas krimit, burri u arratis me makinë bashkë me dy fëmijët. Ndërkohë, 37-vjeçarja nga Shqipëria, u dërgua në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi mori plagë dhe djegie.

Burri nga Kosova është shpallur në kërkim nga policia italiane. Kanë qenë fqinjët e çiftit ata që ndërhyn në kohë , pasi kanë dëgjuar ulërimat e gruas, ndërsa i kanë ardhur në ndihmë për t’i pastruar lëkurën që ishte djegur nga acidi.

Ndonëse ata janë përpjekur të ndalojnë autorin, ai është larguar bashkë me dy fëmijët. Nga hetimet e deritanishme të policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie. Sakaq, policia po heton lidhur me zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat