Vdes një person pasi goditet nga rryma elektrike

Kronikë e zezë

Vdes një person pasi goditet nga rryma elektrike

Nga: B.S Më: 25 korrik 2017 Në ora: 10:48
Ilustrim

Një person ka mbetur i vdekur derisa ishte duke punuar në rrjetin elektrik është goditur nga rryma elektrike.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Vdekjen e  viktimës e ka konstatuar mjeku, përcjell Bota sot.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Celinë të Rahovecit.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML-për obduksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat