Dy shqiptarë u vunë në pranga pasi u kapën me lëndë narkotike në kufirin greko-shqiptarë në Janinë.
Ata u vunë në pranga nga njësia anti-drogë e Patrës e cila sekuestroi 44 kilogramë marijuanë.
Droga transportohej në një makinë që kishte destinacion qytetin e Ileas në Greqi. Droga ishte e ndarë në 11 pako dhe pasi u peshua rezultoi 43 kg 641 gram marijuanë.
Nëse do të hidhej në treg lënda narkotike do të kapte vlerën e 110.000 euro.
Sipas mediave greke, është shpallur në kërkim personi që do të merrte drogën në Greqi.