Shtëpia merr flakë. Djali 5 vjeç ngelet brenda, por shpëtohet nga policia

Kronikë e zezë

Shtëpia merr flakë. Djali 5 vjeç ngelet brenda, por shpëtohet nga policia

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 17:42
Ilustrim

Një fëmijë vetëm 5 vjeç në Elbasan është shpëtuar nga policia dhe shërbimet zjarrfikëse brenda në banesë, pasi kishte ngelur aty për shkak se ishin përhapur flakë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” të qytetit të Shqipërisë së Mesme. Policia ka bërë thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm ndaj rasteve të zjarrit, kudo ata ndodhin. Gjithashtu, forcat policore kanë thënë se qytetarët duhet që të lajmërojnë në numrin pa pagesë 129 për çdo problem që ata hasin në jetën e përditshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat