Asgjësohen 1 500 bimë narkotike në Gjirokastër, arrestohen 3 persona

Kronikë e zezë

Asgjësohen 1 500 bimë narkotike në Gjirokastër, arrestohen 3 persona

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 18:43
Ilustrim

Policia ka zhvilluar një aksion në Gjirokastër, duke asgjësuar 1 500 bimë narkotike.

Bimët narkotike janë vërejtur në fshatin Labovë e Vogël. Forcat policore vunë në pranga 3 persona në lidhje me ngjarjen. Të arrestuarit janë Dhimitër Krisafi 33 vjeç, banues në fshatin Karjan të Gjirokastër, akuzuar për veprën penale: “Kultivim i bimëve narkotike”; Erjon Krisafi 29 vjeç banues në Karjan të Gjirokastrës, që akuzohet gjithashtu për “kultivim të bimëve narkotike”; Andrea Xhavara 58 vjeç banues në fshatin Labovë e Vogël po të Gjirokastër, që ishte pronar i tokës, akuzohet për “moskallëzim krimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat