Pejani sulmon kunatën

Kronikë e zezë

Pejani sulmon kunatën

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 08:09
Urgjenca e Spitalit të Pejës

Kunati, burri dhe një familjarë tjetër janë persona të cilët besohen të jenë shkaktarë të tri rasteve të dhunës në familjen në qytetin e Pejës.

Për policinë e Kosovës dukuria është në rritje në ditët e fundit. Zëdhënësi i policisë për këtë rajon Xhevat Ibraj i ka thënë Kallxo.com se në mes datave 23 dhe 24 korrik policia ka trajtuar tri raste të dhunës në familje. “Gjatë këtyre 24 orëve në Policin rajonale të Pejës janë raportuar tre raste të dhunës në familje të cilat janë trajtuar nga policia dhe është shqetësues fakti se këto vepra të kësaj natyre po kanë tendencë rritje", ka thënë Ibraj.

Ai ka sqaruar se në rastin e parë Burri e ka sulmuar gruan e tij, në rastin e dytë një familjarë e ka sulmuar një grua ndërsa në rastin e tretë i dyshuari për sulm është kunati i viktimës. Të tri rastet sipas policisë kanë kaluar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit. 

Nga korriku i këtij viti, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) së bashku me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) kanë filluar bashkëpunimin për të monitoruar të gjitha rastet e dhunës në baza gjinore, në fokus në dhunën në familje dhe dhunën seksuale ndaj grave dhe vajzave./Kallxo.com/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat