Vjedhin naftë nga makinat që ndërtojnë rrugë, 4 të arrestuar

Kronikë e zezë

Vjedhin naftë nga makinat që ndërtojnë rrugë, 4 të arrestuar

Nga: Bota Sot Më: 26 korrik 2017 Në ora: 09:33
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestuar katër persona të dyshuar në fshatin Kovaqec të Kaçanikut pasi që të njëjtit janë zënë duke vjedhur naftë nga makineria e firmës ndërtuese të rrugëve.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar gjashtë bidonë me nga 25-30 litra derivate si dhe 8 bidonë të zbraztë po ashtu është konfiskuar edhe një Furgon në të cilin ishin 10 bidonë të zbraztë.

"Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit të tjerë lirohen në procedurë të rregullt", thuhet në raportin e PK-së./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat