Vrasja në Borsh, 30 forca policie arrestuan dy autorët e tjerë që ishin fshehur në pyll

Kronikë e zezë

Vrasja në Borsh, 30 forca policie arrestuan dy autorët e tjerë që ishin fshehur në pyll

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 12:24
Pamje nga arrestimi

Policia e Sarandës në bashkëpunim edhe me Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë kanë finalizuar me sukses kapjen e autorëve të konfliktit të ndodhur në Borsh të Sarandës.

Në operacion u përfshinë 30 forca policore, konkretisht:                 

Dy grupe të FNSH-së, forca nga Komisariati i Policisë Sarandë, Stacioni i Policisë Himarë dhe nga Drejtoria Vendore e Policisë, Vlorë.

Si rezultat i operacionit, ku u rrethua gjithë zona, u kapën dy autorët e tjerë të dyshuar të konfliktit me pasojë vdekjen e një shtetasi.

Operacioni në pyllin e fshatit Kudhës.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit maksimal të të gjitha strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim dhe me FNSH-në, është bërë e mundur që brenda pak orëve të kapen edhe dy shtetasit e tjerë të dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 26.07.2017, rreth orës 00:40 në fshatin Borsh dhe konkretisht:

- Thanas Hodo, 26 vjeç, banues në Borsh.

- Xhonatan Muço, 20 vjeç, banues në Vlorë.

Autori tjetër i dyshuar Ronaldo Shehu, 19 vjeç, banues në Vlorë, është arrestuar në flagrancë nga policia, pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga e cila humbi jetën 31 vjecari Premtim Bega si dhe mbetën të plagosur tre të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat