Në Mitrovicë konfiskohet një kallashnikov

Kronikë e zezë

Në Mitrovicë konfiskohet një kallashnikov

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 14:42
Ilustrim

Policia në Mitrovicë sot ka pranuar një informate, se në rrugën “Dëshmorët e Kombit’’ ka të shtëna me armë zjarri, njësitë sektoriale dhe reaguese në kuadër të stacionit policor “Jugu” në Mitrovicë, fillimisht kanë bëre lokalizimin dhe identifikimin e vendit, përkatësisht vendit ku janë dëgjuar të shtënat.

Policia ka identifikuar shtëpinë nga ku dyshohej se ishte shtënë me armë zjarri, ku njëkohësisht ishte identifikuar se kishte aheng familjar dhe është arritur te kontaktohet personi B.S., 28 vjeçar dhe pas një vëzhgimi rreth shtëpisë, ka rezultuar me gjetjen e disa gëzhojave.

Personi në fjalë vullnetarisht ka dorëzuar një armë automatike AK 47 me një karikator pa fishek, e cila dyshohet që është përdor.

Nga Policia si provë materiale është konfiskuar një AK 47, një karikator pa fishek  dhe nëntë gëzhoja.

Personi i dyshuar, B.S., 28 vjeçar është arrestuar nga policia, ku pas procedurave intervistuese te të dyshuarit në fjalë, me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit B.S., 28 vjeçar është iniciuar procedurë për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi posedim i paautorizuar i armës- Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat