Nuk ndalen zjarret në Gjirokastër, vijojnë të jenë aktive flakët në fshatin Hundkuq

Kronikë e zezë

Nuk ndalen zjarret në Gjirokastër, vijojnë të jenë aktive flakët në fshatin Hundkuq

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 17:37
Ilustrim

Një zjarr i përmasave të mëdha ra pas mesdite në fshatin Hundëkuq të Gjirokastrës. Dy mjete zjarrfikëse dhe banorët e zonës arritën ta vendosin në kontroll pas disa orësh, pasi zjarri kishte përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të dendur në kodrat e fshatit.

Në zonë arriti edhe policia bashkiake e Gjirokastrës. Burime nga vendngjarja thonë se janë djegur 10 hektarë me shkurre e pemë, ndërsa është punuar për shuarjen e flakëve edhe me mjete rrethanore pasi rrezikoheshin të mbjellat me vreshta e kultura te tjera bujqësore. Ndërkohë për ti ardhur në ndihmë zjarrfikësve ka mbërritur helikopteri i kompanisë VIVA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat