Aksident i me fatalitet në Gjakovë

Kronikë e zezë

Aksident i me fatalitet në Gjakovë

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 18:36
Ilustrim

Në rrugën magjistrale Gjakovë-Prishtinë në afërsi të fshatit Lug Bunar, ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një qytetar.

Siç njofton Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Deri te aksidenti ka ardhur përderisa dy  automjet udhëtarësh në lëvizje në drejtime të kundërta duke mos respektuar shpejtësinë dhe duke bërë tejkalim të rrezikshëm vije deri tek goditja mes tyre, ku si pasojë gjen vdekjen ngasësi i njërit automjet dhe lëndime të rënda merr ngasësi i automjetit tjetër dhe një pasagjer. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar nga emergjenca e spitalit rajonal në Gjakovë”, thuhet në njoftim.

Personi i vdekur në këtë aksident komunikacioni është:

P. Z. M. 24 vjeçar mashkull 

Kurse lëndime të rënda kanë pësuar:

I. I. K lindur me 1982 mashkull 

H. Q. K. lindur me 1952 femër 

Të gjitha njësitë relevante se bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dal në vend ngjarjes dhe me hetimin e këtij rasti po merren njësia e hetimeve të aksidenteve rajonale nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat