Goditet banda e trafikut shfrytëzonin vajza për prostitucion

Kronikë e zezë

Goditet banda e trafikut shfrytëzonin vajza për prostitucion

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 12:32
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacioni i koduar "LAST TIME", duke vën në pranga 2 shtetas, ndalohet 1 dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër. 

Pas një hetimi të mirëfilltë policor disa mujor me metoda speciale u bë e mundur dokumentimi ligjor dhe goditja e një grupi kriminal në qytetin e Shkodrës, i cili shfrytëzonte për prostitucion femra të mitura. 

Si rezultat i punës hetimore u bë e mundur arrestimi:  

Lumturie K. 43 vjeçe, banuese në lagjen Bacahllek, Shkodër, e dyshuar se ka kryer veprën penale "Shfrytëzim Prostitucioni" parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal.

Lekë C. 38 vjeç, banues në fshatin Pulaj Velipojë, i dyshuar se ka kryer veprën penale "Ushtrim Prostitucioni" parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

U bë ndalimi i shtetasit: 
Juli Z. ( alias Ylli), 40 vjeç, banues në fshatin Shkjeze, Vau Dejës, i dyshuar se ka kryer veprën penale, "Trafikim i të miturve e mbetur në tentative" dhe "Shfrytëzim prostitucioni me të mitur" parashikuar nga nenet 128/b-22 dhe 114/2 të Kodit Penal. 

Gjithashtu procedohet në gjëndje të lirë për veprën penale " Shfrytëzim prostitucioni me të miture kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 114/2 e 25 i Kodit Penal , ndaj shtetasit: 

P. S. 47 vjeç, banues në Rranxa, Vau Dejës. 

Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat