Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm ku vdiqën katër persona, dy gra dhe dy meshkuj

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm ku vdiqën katër persona, dy gra dhe dy meshkuj

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 06:18
Foto nga aksidenti

(E plotësuar) -   Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë në lidhje me aksidentin e mbrëmshëm që ka ndodhur në rrethrrotullimin në hyrje të Prishtinës ky mbetën të vdekur katër persona.

Sipas Polciisë në aksident ka qenë e përfshirë vetura  “Audi” ngjyrë e zezë, me targa të huaja, e cila në momentin e aksidentit ka qenë në lëvizje.

 Analizuar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, si dhe mbështetur në rezultatet e para të ekzaminimit të vendngjarjes, hetuesit e trafikut rrugor kanë ngritur dyshimin se, deri te aksidenti ka ardhur si rezultat i mospërshtatjes së shpejtësisë rrugës në të cilën ka qenë duke lëvizur vetura e aksidentuar”, thuhet në komunikatën e Policisë.

 Si pasojë e këtij aksidenti në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë: E. Alidemaj 53 vjeç, mashkull, shtetas gjerman, E. Alidemaj 50 vjeç, mashkull, shtetas i Kosovës, G. Alidemaj  53 vjeçe, femër, shtetase gjermane, ndërkaq pasi është dërguar në QKUK, ka ndërruar jetë: N. Alidemaj  47 vjeçe, femër, shtetase  e Kosovës.

 Nga ky aksident lëndime të rënda trupore ka marrë: Q. Alidemaj 17 vjeç, mashkull, shtetas i Kosovës,  i cili aktualisht është duke u trajtuar në QKUK – Prishtinë.

 “Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion mjekoligjor, përderisa policia po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik”, thuhet në komunikatë.

Image
Foto nga aksidenti

Dy meshkuj të moshës 53 dhe 50 vjeçare dhe dy femra të moshës 53 dhe 47 vjeçare kanë vdekur në aksidentin që ndodhi mbrëmë pas mesnate në Prishtinë tek rreth rrotullimi kryesor.

Sipas Policisë vetura me të cilin udhëtonin pesë persona ka rënë nga ura kryesore dhe si pasojë katër personat kanë vdekur, ndërsa edhe personi i pestë është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në QKU.

“Megjithëse pandërprerë Policia e Kosovës ka apeluar dhe apelon posaçërisht tek drejtuesit e automjeteve për kujdes dhe vigjilencë të shtuar gjatë qarkullimit në trafik, rastet e tilla vazhdojnë të jenë shqetësuese” ka thënë zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.

 Sipas Policisë dy të vdekurit të gjinisë mashkullore janë të vitit të lindjes 1964 dhe 1967 ndërsa dy personat e gjinisë femërore janë njëra e lindur në vitin 1964 ndërsa tjetra rreth moshës 47 vjeçare.

 Mësohet se të vdekurit mbajnë të njëjtin mbiemër që nënkupton se janë nga e njëjta familje.

Kjo është mosha e katër të vdekurve nga aksidenti i mbrëmshëm

Zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi e ka thënë se personat e vdekur janë të moshës 53 vjet dy meshkuj, një femër 50 dhe një femër tjetër 47 vjeçe.

“Janë 4 persona që kanë humbur jetën, një është i lënduar . dy meshkuj janë të datëlindjes 1964, një femër 1967 dhe një tjetër 1970. Ndërsa në gjendje të rëndë është një mashkull i datëlindjes 2000”, tha Krasniqi.

Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, saktësisht në ora 00:57 në rrethrrotullimin kryesor, magjistralja që lidh Mitrovicën me Prishtinën. Vetura ka qenë e tipit “Audi” me targa gjermane.

***

Policia e Kosovës konfirmoi se dy burra e dy gra kanë mbetur të vdekur si pasojë e aksidentit të trafikut në hyrje të Prishtinës, në orët e hershme të së premtes.

Aksidenti ka ndodhur te rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës kur një veturë me tabela të Gjermanisë ka rënë nga ura në këtë rrethrrotullim.

“Mbrëmë më 28.07.2017, pas mesnate (ora 00:57), është shkaktuar një aksident i rëndë trafiku në rrethrrotullimin kryesor në Prishtinë, rruga magjistrale Mitrovicë-Prishtinë.  Automjeti ka rënë nga ura kryesore dhe si pasojë katër persona 2 meshkuj dhe 2 femra kanë vdekur, ndërsa edhe personi i pestë në gjendje të rëndë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor”, tha zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Zëdhdnësi tha se njësitet relevante janë duke hetuar rastin.

“Megjithëse pandërprerë Policia e Kosovës ka apeluar dhe apelon posaçërisht tek drejtuesit e automjeteve për kujdes dhe vigjilencë të shtuar gjatë qarkullimit në trafik, rastet e tilla vazhdojnë të jenë shqetësuese”, tha Hoxha.

***

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmë në rrethrrotullimin kryesor në Prishtinë.

Përmes një njoftimi, policia ka konfirmuar se nga aksidenti kanë mbetur të vdekur katër persona, kurse një është në gjendje të rëndë.

Ja njoftimi i plotë:

Mbrëmë më 28.07.2017, pas mesnate (ora 00:57), është shkaktuar një aksident i rëndë trafiku në rrethrrotullimin kryesor në Prishtinë, rruga magjistrale Mitrovicë-Prishtinë.

Automjeti ka rënë nga ura kryesore dhe si pasojë katër persona kanë vdekur, ndërsa edhe personi i pestë në gjendje të rëndë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.

Njësitet relevante janë duke hetuar rastin dhe për detaje shtese do të njoftoheni me kohë.

Megjithëse pandërprerê Policia e Kosovës ka apeluar dhe apelon posaçërisht tek drejtuesit e automjeteve për kujdes dhe vigjilencë të shtuar gjatë qarkullimit në trafik, rastet e tilla vazhdojnë të jenë shqetësuese.

Një grua dhe tre meshkuj të vdekur në aksidentin në Prishtinë

Ka arritur në katër numri i të vdekurve në aksidentin e rëndë në hyrje të Prishtinës.

Tre burra dhe një grua kanë vdekur në aksidentin e pasmesnatës në kryeqytet. KALLXO mëson se vetura e cila ra nga ura në hyrje të Prishtinës është me targa të Gjermanisë ndërsa në të po udhëtonin pesë qytetarë na Vitia tre meshkuj dhe dy femra. Në tragjedi vetëm njëra nga gratë që po udhëtonte me makinë ka  arritur të shpëtoj por gjendja e saj në QKUK ende nuk është stabile.

Gazeta  ka konfirmuar se nga pesë udhëtarët të cilët po udhëtonin me makinë katër prej tyre kanë vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa njëri është dërguar në QKUK për tretman mjekësorë.

Gazeta  mëson se viktimat janë nga komuna e Vitisë përderisa ende nuk janë dhënë detaje për rrethanat se si makina ra nga ura në hyrje të kryeqytetit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat