I riu përplas të moshuarën dhe arratiset, policia e kap në Lungomare

Kronikë e zezë

I riu përplas të moshuarën dhe arratiset, policia e kap në Lungomare

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 08:47
Ilustrim

Një e moshuar mbeti e plagosur mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor.

Ngjarja ka ndodhur rreth  orës 06:35 në lagjen ”Pavarsia”,  tek ”Akademia e Marinës” ku  një automjet tip ” Renault”  ka goditur shtetasen R.I, 76 vjeçe, dhe është larguar.

Policia menjëherë i është vënë në ndjekje të tij dhe në vendin e quajtur ” Lungomare”, ka bërë të mundur bllokimin e mjetit dhe të drejtuesit  A.L, 34 vjeç, banues në Vlorë.

E dëmtuara është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë , të cilës i është dhënë ndihma e duhur mjekësore dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore  për zbardhjen e plotë të rrethanave  të ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat