Tjetër tragjedi/ Bie makina në lumë, humb jetën fëmija 8 vjeç

Kronikë e zezë

Tjetër tragjedi/ Bie makina në lumë, humb jetën fëmija 8 vjeç

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Uji merr një tjetër jetë këtë sezon veror. Një fëmijë vetëm 9 vjeç ka humbur jetën paraditen e sotme teksa është mbytur në lumin e Gjadrit.

Mësohet se djali është mbytur në sy të së ëmës, e cila ka hyrë në lumë për të shpëtuar të birin por pa sukses.

“Me datë 28.07.2017, ora 10:50 kemi marre njoftim se ne lumin e Gjadrit është mbytur një  femijë. Menjëherë Sherbimet e Komisariatit Vau Dejës kanë shkuar ne vendngjarje te cilët njoftojnë se është shtetasi F.  M, 9 vjeç, nga fshati Naraç, pa shenje jete. Nga informacinet paraprake mesohet se femija ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij M. M, 42 vjeçe, e cila ka hyrë në lum për të shpëtuar të birin” sqaron policia.

Ndërkohë 42-vjeçarja M. M. është jashtë rreziku për jetën dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.

***

Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije 8 vjeç raportohet të ketë ndodhur.

Mësohet se makona që drejtohej nga një femër ka rënë nga ura e Gjadrit, në Shkodër.

Nga të dhënat e para mësohet se nga rënia në lumë fëmija 8 vjeç që udhëtonte në ajutomjet ka humbur jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat