Dy të plagosur në një fshat të Drenasit

Kronikë e zezë

Dy të plagosur në një fshat të Drenasit

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 16:22
ilustrim

Dy persona kanë marrë plagë nga armë zjarri mbrëmë në fshatin Zabel i Epërm i Drenasit, konfirmon Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:05 pas një zënke në të cilën raportohet se kanë qenë të përfshirë tre veta.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje, me pistoletë ka shtënë dhe ka plagosur dy meshkuj të cilët e kishin sulmuar me shufra të hekurit. Pistoleta me tre fishekë është konfiskuar. Të plagosurit janë në QKUK për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat