Breshëri plumbash mbi një 'Audi' në Kamëz

Kronikë e zezë

Breshëri plumbash mbi një 'Audi' në Kamëz

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Mesnatën ndërmjet të dielës dhe të hënës, persona të paidentifikuar kanë derdhur një breshëri plumbash mbi një makinë Audi të parkuar në lagjen Kodër-Haxhë.

Makina ishte pa njeri brenda. Ajo ishte në pronësi të shtetasit M.C., sipas Policisë së Tiranës.

të shtënat ndodhën në orën 1:20 minuta dhe lajmi u njoftua nga qytetarët në numrin e emergjencave 112.

Tashmë ka nisur mbledhja e provave, gëzhojave dhe gjurmëve të tjera për të zbuluar synimin e autorëve dhe identitetin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat