Një i mitur është plagosur me armë dje pasdite nga një bashkëmoshatar i tij në rrugën “Emrush Miftari”, në Prishtinë.
Siç njofton Policia e Kosovës, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Njësiti policor ka konfiskuar armë “Zastava” me tre fishekë, ndërsa në cilësi të të dyshuarit është intervistuar gjyshi i të dyshuarit i cili ishte pronar i armës.
Nuk raportohet për të arrestuar.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./BS