Kjo është 12 vjeçarja që vdiq dje në Batllavë

Kronikë e zezë

Kjo është 12 vjeçarja që vdiq dje në Batllavë

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 17:57
Liqeni i Batllavës

Sot i jepet lamtumira e fundit Erzës

Varrimi i 12 vjeçares, Erza Llugaliu e cila mbeti e vdekur dje në liqenin e Batllavës do të bëhet sot në ora 18:00 në varrezat e fshatit Surkish të Podujevës. Këtë e ka bërë të ditur një kushëri i së ndjerës.

Ndryshe, lajmin e vdekjes për rtv21.tv e ka konfirmuar dje zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ndërsa një dëshmitar nga vendi i ngjarjes, ka treguar se vajza ka qëndruar rreth 10 minuta në ujë, po ashtu ai ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat