Detaje të reja/Ja kush është i riu që humbi jetën në mesnatë

Kronikë e zezë

Detaje të reja/Ja kush është i riu që humbi jetën në mesnatë

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 09:08
Ilustrim

Është zbuluar emrin i djalit që humbi jetën pas një sherri banal mesnatën e sotme, pranë stadiumit “Dinamo”.

Ai është Marzi Mihali i cili fillimisht është konfliktuar me 19 –vjeçarin, Dejvi Botrio në ndihmë të cilit është futur kushëriri i tij Eugen Bitraj, i cili e ka goditur me thikë viktimën duke e lënë të plagosur rëndë, për të humbur jetën pak minuta më vonë në spital.

Ndërsa policia arrestoi pak orë më vonë edhe autorin e dyshuar dhe 3 bashkëpunëtorët e tij. Katër të rinjtë Eugen Bitraj, 24 vjeç; Dejvi Bitraj,19 vjeç; Kridens Alla,19 vjeç dhe Marsel Alla, 23 vjeç do të qëndrojnë në qeli deri në qartësimin e rrethanave dhe rolit të tyre në krim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat