Del dëshmia e parë/ ‘Po luanin PS4, plasi sherri dhe ja si e vranë djalin e vetëm’

Kronikë e zezë

Del dëshmia e parë/ ‘Po luanin PS4, plasi sherri dhe ja si e vranë djalin e vetëm’

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 10:25
Marv Mihali

Ka dal dëshmia e parë në lidhje me ngjarjen që ndodhi mesnatën e sotme pranë stadiumit “Dinamo” ku një i ri humbi jetën pas një sherri për motive banale.

Një i njohur i të ndjerit ka shkruar pranë JOQ.al duke treguar edhe detaje nga sherri: Përshëndetje JOQ! Marv Mihali, 22-vjeç, djalë i vetëm, ka mbetur viktimë gjatë sherrit banal që ndodhi mbrëmë pranë stadiumit “Selman Stermasi”.

Sherri ndodhi gjatë një lojë PS4, kur shoku i viktimës debaton keq me një person për një karikues celulari dhe mbasi dalin jashtë për t’u sqaruar sherri bëhet më i madh. Ku u bënë grupe-grupe midis njëri-tjetrit dhe sherri çoi në plagosjen e Marvit me thikë.

Më pas largohen autorët dhe mbërrin ambulanca tek e shoqëron në urgjencë, por fatkeqësisht ai humbi jetën. Marvi ishte shoku jonë dhe më vjen keq për të, Zoti ja çoftë shpirtin në paqe dhe le të bëhet shembull për pasojat e sherrit”, përfundoi i njohuri i viktimës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat