Policia zbulon drogë në Miradi të Epërme

Kronikë e zezë

Policia zbulon drogë në Miradi të Epërme

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 23:25
Pamje nga videoja

Bastisja e një shtëpie në fshatin Miradi e Epërme të Fushë-Kosovës ka qenë storia e radhës e transmetuar në rubrikën "Policia".

Në filmimet ekskluzive janë shfaqur pjesëtarë të Policisë të Stacionit të Fushë-Kosovës tek kryejnë bastisje në shtëpinë ku fillimisht ishte dyshuar për një vepër tjetër penale por që pas bastisjes rezultoi se ishte vende ku fshihej droga.

Eprori i Policisë, i cili ka shoqëruar në vazhdimësi ekipin, ka treguar se droga me peshë prej rreth 2 kilogramë ishte fshehur në goma të makinave në garazhin e shtëpisë në fjalë.

Operacioni ka përfunduar në mesnatën e datës 23 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat