Arrestohen të dyshuarit për grabitje në Gjakovë

Kronikë e zezë

Arrestohen të dyshuarit për grabitje në Gjakovë

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 15:17
Ilustrim

Policia në Gjakovë bën të ditur se janë arrestuar tre të dyshuar për një rast të grabitjes që ka ndodhur më 26 korrik ku viktima ishin tri femra që jetojnë në Gjermani.

Nga të dëmtuarat personat e  dyshuar kishin marr me forcë telefona mobil dhe një shumë parash.

Njëra nga viktimat ka pësuar edhe lëndime të lehta trupore për të cilat ka marr edhe tretman mjekësor.

Policia pas një pune intensive hetimore ka arritur të arrestojë tre persona të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Të dyshuarve u janë gjetur gjërat e grabitura të cilat i janë kthyer të dëmtuarave.

Të dyshuarit e arrestuar janë: Q.G i lindur 1995,  A.M i lindur 1998,  D.G i lindur 2002,

Dy personave të dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor ndërsa personi i tretë për shkak  të moshës është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu më 31 korrik  është raportuar një rast tjetër i grabitjes nga një person i moshës 27 vjeçare.

 Personi ka raportuar se përderisa ishte me automjetin e tij në lëvizje ishte ndaluar nga persona të maskuar të cilët nën kërcënimin e armëve i kishin grabitur një shumë parash.

Hetuesit Rajonal të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me polic të  Stacionit Policor Gjakovë kanë gjetur se personi i cili kishte raportuar rastin grabitje kishte kryer vepër penale të ‘Lajmërimit apo kallëzimit të rremë’ pasi kjo është pohuar edhe nga vet personi tashmë i dyshuar.

Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është liruar dhe ndaj tij do të ushtrohet kallëzim penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat