Po punonte në tavanin e galerisë, plagoset minatori në Bulqizë

Kronikë e zezë

Po punonte në tavanin e galerisë, plagoset minatori në Bulqizë

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 23:12
Miniera e Bulqizës

Gjatë ditës së sotme ka mbetur i plagosur një minator në minierën e kromit në Bulqizë.

Bëhet e ditur se ai ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me ambulancë në Tiranë, për të marrë një trajtim më të specializuar.

Ndërkohë policia lokale ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në një nga galeritë në zonën D. “Minatori po kontrollonte me levë tavanin e galerisë teksa papritur, është shkëputur një pjesë me mineral kromi dhe  e ka zënë poshtë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas mjekëve të spitalit të Bulqizës, i plagosuri kishte pësuar fraktura në pjesë të ndryshme të trupit. Policia e Bulqizës ka nisur hetimet për ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat