Përplasje me armë tek Komuna e Parisit, atentat 24 vjeçarit

Kronikë e zezë

Përplasje me armë tek Komuna e Parisit, atentat 24 vjeçarit

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 22:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 24 vjeçar në Tiranë është qëlluar me armë zjarri, duke mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Komunës së Parisit rreth orës 19:55 minuta, pas një shkëmbimi zjarri.

“Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim zjarri midis disa mjeteve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në shpatull shtetasi Lorenc Hoxha, 24 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, sqaron paraprakisht policia.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit. Vazhdon krehja e zonës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat