Durrës/ Sërish sherr me thika, i riu goditet në shpinë me biçak

Kronikë e zezë

Durrës/ Sërish sherr me thika, i riu goditet në shpinë me biçak

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 20:21
Policia e Durresit

Kjo javë në Shqipëri ka shënuar një numër të madh të sherreve dhe sulmeve me thika, ku më i njohuri është ai i vdekjes tragjike të 22 vjeçarit Marvi Mihali në Tiranë.

Kësaj here një tjetër sherr me thika ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Dy të rinj janë konfliktuar mes tyre për motive të çastit dhe njëri prej tyre ka goditur me biçak shtetasin 19 vjeçar me inicialet R.K.

Fatmirësisht plaga që i riu ka marrë në shpinë nuk ka qenë e rëndë. Pas hospitalizimit dhe kurimit, i riu ndodhet në gjëndje të mirë. Nga ana tjetër, policia i ka vënë prangat 20 vjeçari me iniciale E.H..

Njoftimi i Policise:

Më datë 04.08.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi E. H.  20 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr. 13 Durrës pas një konflikti çasti ka goditur me biçak në shpinë shtetasin R. K.  19 vjeç,  banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës  jashtë rrezikut për jetën.Neni 88/1 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat