Aksidentohet derisa ikte nga Policia, lëndohet një polic

Kronikë e zezë

Aksidentohet derisa ikte nga Policia, lëndohet një polic

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 16:25
Ilustrim

Një person është arrestuar në Viti, pasi që i njëjti nuk i ka respektuar urdhrat e policit për t’u ndalur me veturë i cili më pas gjatë ikjes është aksidentuar, ndërsa zyrtarët policia gjatë arrestimit të të dyshuarit kanë pasur rezistencë.

Sipas Policisë, si pasojë e rezistencës një zyrtar policor ka pësuar lëndime të dorës ku dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat