Sherr në familje, babai i vë thikën në fyt djalit: Do të vras!

Kronikë e zezë

Sherr në familje, babai i vë thikën në fyt djalit: Do të vras!

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Është parandaluar nga policia e Lushnjës një vrasje brenda familjes. Mësohet se gjatë natës së kaluar, policia është njoftuar se në lagjen “Karbunarë e Madhe”, Lushnjë, ka një konflikt në familje.

Menjëherë pas informacionit, në vendngjarje shkojnë shërbimet e policisë të cilët bëjnë të mundur shuarjen e konfliktit dhe arrestimin e 74-vjeçarit Dervish Mezini.

Ky i fundit ka dhunuar dhe i ka vënë thikën në fyt djalit të tij, shtetasit me inicialet A. M., 45 vjeç, duke e kërcënuar se do ta vriste.

Policia ka njoftuar gjithashtu se gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë model 54, të cilën e mbante pa leje.

Ndërkohë materialet në ngarkim të të arrestuarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat