Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e të riut që u gjete në Sitnicë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e të riut që u gjete në Sitnicë

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 19:14
ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në, si të dyshuar për vrasjen e 33-vjeçarit, i cili është gjetur nga familjarët e tij në orët e mëngjesit të sotëm në lumin Sitnicë.

“Arrestohen dy persona si të dyshuar për vrasjen e personit që është gjetur në Sitnicë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, duke mos dhënë asnjë detaj tjetër.

Në orët e mëngjesit të sotëm, është gjetur i vdekur në lumin Sitnica 33-vjeçari K.M. nga fshati Akrashticë i Komunës së Vushtrrisë.

Policia ishte konfirmuar rastin për KosovaPress, ndërsa ka thënë se trupi i viktimës është gjetur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nga familjarët e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat