Kapshticë, arrestohet 56 vjeçari me 20 gr kokainë

Kronikë e zezë

Kapshticë, arrestohet 56 vjeçari me 20 gr kokainë

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 10:20
Kokaina e kapur

Një 56 vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap në Kapshticë në tentativë për të trafikuar 20.8 gram lëndë narkotike kokainë.

Në pranga përfundoi Dhimitër Kullolli, 56 vjeç, banues në Tiranë.

 “Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar që shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar në mjetin tip “Mercedes-Benz” me të cilin ky shtetas u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20.8 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë”, sqaron Policia.

Veprimet procedurale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat