Tre të dyshuar për substanca narkotike

Kronikë e zezë

Tre të dyshuar për substanca narkotike

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 10:55
Ilustrim

Në dy raste të ndara, janë arrestuar tre persona për posedim të substancave narkotike, njofton Policia e Kosovës.

Në një rast janë arrestuar në Prizren një mashkull dhe një femër, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e llojeve të ndryshme të substancave narkotike.

Kurse në rastin tjetër në Suharekë, është arrestuar një i dyshuar, pasi gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 3.19 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat