Atentati tek "Komuna", flasin autorët: Nuk e kishim planifikuar, ja si nisi sherri

Kronikë e zezë

Atentati tek "Komuna", flasin autorët: Nuk e kishim planifikuar, ja si nisi sherri

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 11:36
Dejvis Rrustemaj

Dejvis Rrustemaj, autori i plagosjes së 24-vjeçarit Mariglen (Lorenc) Hoxha pranë “Komunës së Parisit”, është lënë në masë sigurie “Arrest me burg” nga Gjykata e Tiranës.

Ditën e djeshme u zhvillua seancave të caktimit të sigurisë edhe për tre të arrestuarit e tjerë, bashkëpunëtorët e 27-vjeçarit nga Tropoja me banim në Tiranë. E njëjta masë sigurie, “Arrest me burg” është dhënë edhe për shtetasit Klajdi Kodra, Igler Qose dhe ArditXheferri. Ndonëse gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Tiranës të arrestuarit nuk dhanë shumë shpjegime, hetimi paraprak i Prokurorisë së Tiranës ka zbuluar se shkak i kësaj ngjarjeje kanë qenë debatet mes të plagosurit dhe autorit për vrasjen e djalit të dajës së Mariglenit.

Në lidhje me këtë ngjarje, mësohet se të arrestuarit, Rrustemaj, Kodra, Qose dhe Xheferri, të cilët kishin njohje të mëparshme me Mariglen Hoxhën, e kanë akuzuar atë se nuk kishte reaguar si duhet për vrasjen e djalit të dajës së tij, pra për të marrë hak. Kaq ka mjaftuar që një natë para ngjarjes, të akuzuarit janë përleshur fizikisht në sheshin “Nënë Tereza” me Mariglenin dhe konflikti ka vijuar edhe një ditë më pas, teksa e kanë plagosur pranë kryqëzimit te “Komuna e Parisit”. Katër të akuzuarit kanë deklaruar para oficerëve të Policisë se nuk po e ndiqnin Mariglenin dhe se përballja në kryqëzim ka qenë e rastësishme.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat e “vrasjes së mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “përkrahje e autorit të krimit” për Ardit Xhaferrin, i cili ishte shoferi i “BMV X5”.

Dejvis Rrustemaj, Klajdi Kodra, Igler Qose, ArditXheferri, më datë 3 gusht qëlluan me pistoletë Mariglen Hoxhën i njohur ndryshe si Lorenc Hoxha. Ky i fundit u plagos në shpatull. 24-vjeçari Hoxha ishte duke udhëtuar me makinë me kushëririn e tij në momentin që u qëllua. Ata ishin në kryqëzimin e “Komunës së Parisit” kur afrohet mjeti tip “BMV X5” dhe prej tij dalin 3 autorët, hapin derën e makinës ku ishte Lorenc Hoxha dhe qëllojnë me pistoletë.Pasi tentuan të vrisnin të riun nga Bulqiza, Dejvis Rrustemaj dhe Klajdi Kodra, bashkëpunëtori i tij u fshehën për 3 ditë në Vlorë.

Hetimet
Burimet nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se dy palët në këtë ngjarje kanë pasur njohje shoqërore më parë me njëri-tjetrin. Por situata mes tyre është nxehur disa muaj më parë, duke përfunduar në tentativë vrasje tëtë riut Hoxha. Sipas informacioneve, konflikti ka nisur kur Igler Qose ka ironizuar ndaj Lorenc Hoxhës, se përse nuk kishte marrë hak për vrasjen e kushëririt të tij. Ky fakt ka nxehur gjakrat mes tyre, duke u konfliktuar më pas fizikisht një ditë para se të ndodhte ngjarja te “Komuna e Parstit”. Në sheshin “Nënë Tereza”, katër të arrestuarit Rrustemaj, Kodra, Qose dhe Xhaferri mësohet se janë zënë me Lorenc Hoxhën, po për të njëjtën motiv.

Më pas, sipas deklarimeve tëtë arrestuarve, atentati ndaj Lorencit nuk ishte i planifikuar. Sipas tyre, gjithçka ka qenë e momentin duke treguar edhe detaje të tjera lidhur me konfliktin mes tyre. Ndërkohë, DejvisRrustemaj, 27 vjeç, i dyshuar si autor i tentativës së vrasjes si dhe 3 bashkëpunëtorët e tij: Klajdi Kodra, Igler Qose dhe ArditXheferri, u arrestuan tre ditë më parë nga Policia e Tiranës.

Të ndaluarit janë kapur në qytetin e Vlorës, ku fshiheshin për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë. Sipas burimeve policore, autori i dyshuar i atentatitDejvisRrustemaj, është i njohur nga Policia e Tiranës, pasi tre muaj më parë i ka shpëtuar një atentati në zonën e Kinostudios, në Tiranë, ku mbeti i plagosur në këmbë.

Gjithashtu, edhe bashkëpunëtori tjetër, Klajdi Kodra është person me precedentë të mëparshëm penalë në plagosjen e vëllezërve Cullhaj për shkak të një borxhi. Pas arrestimit, policia ka sekuestruar mjetin tip “BMV X5” me të cilën lëvizte autori i dyshuar si dhe tre telefona celularë. Ndaj të ndaluarve janë ngritur akuzat e “vrasjes së mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “përkrahje e autorit të krimit”. Ndërkohë, burime nga grupi hetimor bënë të ditur se identifikimi i autorëve të këtij atentati ka qenë mjaft i lehtë, për shkak se gjithçka ka ndodhur në një zonë ku ka kamera sigurie dhe ata kanë qenë të pamaskuar.

Lokalizimi i tyre është bërë nëpërmjet përgjimit të celularit dhe lokalizimit të tij. Ndërkaq, askush nga të arrestuarit mësohet se nuk e ka mohuar akuzën e ngritur nga Prokuroria, madje duke treguar detajet e ngjarjes. Ndërsa, teksa kanë mësuar masën e sigurisë, në kafazin e Gjykatës, DejvisRrustemaj qëndronte me paterica, për shkak se nuk është shëruar plotësisht që nga atentati që iu bë tre muaj më parë në “Kinostudio”.

I plagosuri
Lidhur me këtë ngjarje, hetuesit kanë marrë edhe dëshminë e 24-vjeçarit të plagosur. Por, ndryshe nga të arrestuarit, ai ka dhënë një tjetër motiv. I riu u ka thënë hetuesve se ka qenë bashkë me një të afërm te sheshi “Nënë Tereza”, pranë Politeknikut, kur ka pasur një konflikt me disa persona për çështjen e xhirimit të gomave të automjeteve. Nga ana tjetër, policia i identifikoi autorët e krimit falë pamjeve të kamerave të sigurisë. Pamjet e para u publikuan në internet nga një dëshmitar që ishte ndodhur pas makinës “BMV X5” të autorëve kur ata zbritën në semafor dhe qëlluan brenda në makinën e tij tip “Benz” shtetasin Mariglen Hoxha, i njohur edhe me emrin Lorenc.

Kjo video e sekuestruar në cilësinë e provës identifikoi targat e automjetit dhe fytyrat e dy prej personave të përfshirë në krim. Duke lokalizuar vendin ku ndodhi krimi, policia kërkoi pamjet e kamerësballore në kryqëzimin e “Komunës së Parisit”, ku pamjet tregonin fare qartë autorët e krimit dhe momentin kur ndodhi e gjithë ngjarja.
Nga pamjet duket momenti kur makina tip “Benz” e Mariglen Hoxhës qëka ndaluar në semaforin e kryqëzimit te “Komuna e Parisit”. Në krah të saj afrohet me shpejtësi makina tip “BMV X5” e autorëve me ngjyrë të zezë. Prej saj dalin tre persona nga vendet e pasagjerëve. I vetmi që nuk lëviz është drejtuesi i mjetit, ndërsa tre personat e tjerë shkojnë te makina tip “Benz” me ngjyrë të bardhë ku ndodhej Mariglen Hoxha dhe pasi hapin derën e pasagjerit, qëllojnë nga distanca e afërt ndaj tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat