Mbante akoma në shtëpi djalin 45 vjeç, babai mendon ta vrasë!!!

Kronikë e zezë

Mbante akoma në shtëpi djalin 45 vjeç, babai mendon ta vrasë!!!

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 13:00
Ilustrim

Babait të moshuar i soset durimi me djalin e papunë dhe tenton ta vrasë atë me thikë. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Karbunarë e Madhe”, në Lushnjë

Sipas Policisë, pas sinjalizimit të dhënë nga pjesëtarët e familjes Mezini, mbërritën në vend dhe kryen arrestimin e të zotit të shtëpisë, Dervish Mezini, 74 vjeç.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen ‘Karbunarë e Madhe’ në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka kanosur me një mjet prerës (thikë), djalin e tij, shtetasin A.M., 45 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë model 54, të cilën e mbante pa leje”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, debatet në familje kanë nisur pasi i moshuari nuk pranonte të mbante më në shtëpi djalin e tij 45 vjeç me familjen e tij.

I ati i kërkonte të birit të gjente një punë, në të kundërt nuk mund t’i mbante ai më në banesën e tij. Konflikti familjar ka degraduar ditë pas dite, derisa babai i ka kërkuar të birit të dilte nga shtëpia.

Sipas të dhënave, ai i kërkonte djalit çdo ditë llogari se pse nuk punonte, ndërsa ky i fundit, pavarësisht përpjekjeve, nuk kishte arritur dot të siguronte një punë. “Duke përfituar që djali nuk ka bërë rezistencë, 74- vjeçari ka ushtruar mbi të dhunë fizike e psikologjike, si dhe e ka kanosur me thikë. Kanë qenë familjarët e tjerë ata që sinjalizuan policinë për ngjarjen”, bëri të ditur Policia. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat