Lezhë, zjarr masiv në pyje të Shëngjinit

Kronikë e zezë

Lezhë, zjarr masiv në pyje të Shëngjinit

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 16:15
Ilustrim

Në Shëngjin të Lezhës ka rënë zjarr masiv në pyje pranë Shëngjinit.

Autoritetet kanë bërë me dije se zjarri është i fuqishëm dhe se ai ka rënë ndër pyje, duke u favorizuar edhe nga erërat e forta të këtyre ditëve. Zjarri ka rënë në vendin që njihet si Rana e Hedhun dhe se aty ka edhe turistë, gjë e cila e bën ngjarjen me përmasa më tragjike. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur gjithçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat