Aksident i rëndë/ Mjeti del nga rruga, vdes shoferi - Bota Sot
Aksident i rëndë/ Mjeti del nga rruga, vdes shoferi

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë/ Mjeti del nga rruga, vdes shoferi

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 07:54
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Bulgarec të Korçës, ku një person ka humbur jetën.

Bëhet e ditur se një mjet ka dalë nga rruga duke përfunduar nërfunduar në kanal. Si pasojë ka ndërruar jetë shoferi i automjetit tip “Ford” me targa “AA 761 HV”.

Viktima është shtetasi 55-vjeçar, Kristo Baçellari. Policia ka njoftuar se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar nga 55-vjeçari.

“Baçellari i cili drejtonte mjetin tip “Ford” ka parakaluar një mjet tjetër më pas ka humbur kontrollin, ku ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...