Korçarja mbjell kanabis në oborrin e saj

Kronikë e zezë

Korçarja mbjell kanabis në oborrin e saj

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 11:50
Kanabisi

Një shtetase shqiptare është arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi që kishte mbjellë 18 rrënjë bimë të dyshuara si kanabis sativa në oborrin e saj.

Ngjarja ka ndodhur në Maliq, ku u arrestua shtetasja Firenca Dulellari, banuese në fshatin Pirg.

Policia gjatë kontrollit në oborrin e banesës së saj, ka gjetur dhe konfiskuar 18 rrënjë bimë kanabis sativa dhe 2.2 kilogramë bimë narkotike në formë boçe të tharë e dyshuar si kanabis sativa, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Materialet për hetime të mëtejme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat