Gjirokastër/Shpërthen bombola e gazit, plagoset 7-vjeçarja

Kronikë e zezë

Gjirokastër/Shpërthen bombola e gazit, plagoset 7-vjeçarja

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 16:33
Ilustrim

Një vajzë e vogël ka mbetur e plagosur ditën e djeshme si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në fshatin Zhapokikë të Gjirokastrës.

Policia bënë të ditur se dyshohet që bombola e gazit ka shpërthyer aksidentalisht, ku për pasojë ka marrë djegie të lehta në trup vajza e mitur 7 vjeç, si dhe janë djegur disa pajisje shtëpiake.

7-vjeçarja është dërgua në spitalin rajonal të qytetit për të marrë e ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në lidhje me ngjarjen i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shpërthim aksidental.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat