Vjehrri ngacmon seksualisht nusen e djalit, 20-vjeçarja denoncim në Polici

Kronikë e zezë

Vjehrri ngacmon seksualisht nusen e djalit, 20-vjeçarja denoncim në Polici

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 19:25
ilustrim

Kur u martua me bashkëshortin, nuk e mendonte kurrë se do të përballej me ngacmimet seksuale të vjehrrit të saj.

E tillë është historia e një vajze 20-vjeçare, banuese në Kavajë.

Ajo është paraqitur në Komisariatin e Policisë për të ngritur padi ndaj babait të burrit të saj, për të cilin ngre pretendimet se e ka ngacmuar seksualisht.

Burimet nga Policia thanë për “Panorama”, se menjëherë pas marrjes së kallëzimit të së resë me inicialet E.H, u ndalua shtetasi F.H, 59 vjeçar.

Sipas bluve, ky i fundit dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit dhe tani akuzohet për veprat penale parashikuar nga Neni 108/a/2 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat