Akuzon të dashurin për dhunë, 25-vjeçarja merret në mbrojtje nga policia

Kronikë e zezë

Akuzon të dashurin për dhunë, 25-vjeçarja merret në mbrojtje nga policia

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 21:20
Ilustrim

Policia në Tiranë ka nxjerrë urdhër mbrojtje për një 25-vjeçare pasi ka paditur të dashurin, 30 vjet më të madh, me të cilin bashkëjetonte në një banesë në kryeqytet.

Policia bënë me dije se u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D 54 vjeç, i cili rezulton të jetë i dënuar edhe më parë.

Dyshohet se, gjatë një debati, ai i ka shkaktuar gjendje ankthi e frikë, bashkëjetueses me inicialet A.P, 25 vjeçe, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat