Aksident në Klinë, humb jetën 50 vjeçarja

Kronikë e zezë

Aksident në Klinë, humb jetën 50 vjeçarja

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 08:03
Ilustrim

Një grua 50 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa katër persona tjerë janë lënduar dhe po trajtohen në spital, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj, përkatësisht tek fshati Klinë e Mesme.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, një veturë me targa vendore dhe në rrethana ende të panjohura është përplasur me mbrojtëse të rrugës, ku si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën pasagjerja rreth 50 vjeçare, ndërsa katër persona të tjerë janë dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës për trajtim.

Me hetimin e rastit po merren hetuesit e aksidenteve të Trafikut Rajonal të Drejtorisë Rajonale të Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat