Korçë/Aksidenton rëndë një grua, arrestohet 31-vjeçari

Kronikë e zezë

Korçë/Aksidenton rëndë një grua, arrestohet 31-vjeçari

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 12:27
Ilustrim

Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin Anxhelo Brisku, pasi ka përplasur me makinë një grua, e cila ka marrë plagë të rënda, dhe është transportuar në Tiranë për mjekim të specializuar.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Korçë, bënë ndalimin e shtetasit, Anxhelo Brisku, 31 vjeç, banues në fshatin Dishnicë. Ndalimi i tij u bë pasi më datë 11.08.2017, ky shtetas në lagjen numër 10, duke drejtuar mjetin tip “Benz ”, ka aksidentuar shtetasen N.T, 67 vjeçe, banuese në Korçë, e cila pas ndihmës së marrë në Spitalin e Korçës, u dërgua në Tiranë për mjekim të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat