Aksidenti i rëndë në Mal të Zi, vdes një 29-vjeçar shqiptar dhe plagosen gjashtë të tjerë - Bota Sot
Aksidenti i rëndë në Mal të Zi, vdes një 29-vjeçar shqiptar dhe plagosen gjashtë të tjerë

Kronikë e zezë

Aksidenti i rëndë në Mal të Zi, vdes një 29-vjeçar shqiptar dhe plagosen gjashtë të tjerë

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 17:03
ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mal të Zi ku një shtetas shqiptar nga Tirana, ka humbur jetën e ndërsa 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në Tivar të Malit të Zi, në orët e para të mëngjesit dhe lajmi është bërë i ditur nga mediat e vendit fqinj që citojnë autoritetet lokale.

Mediat njoftojnë se viktima është Enes Rama, 29 vjeç nga Tirana. Bashkë me të udhëtonte edhe një shtetas tjetër, me inicialet R.R, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se mjeti i Enes Ramës është përplasur me një makinë tjetër. Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...