Shoferin vlonjat e "zë" vapa, merr para tre makina të parkuara dhe...

Kronikë e zezë

Shoferin vlonjat e "zë" vapa, merr para tre makina të parkuara dhe...

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 19:10
Ilustrim

Një shofer i shkujdesur është bërë shkaktar i përplasjes të tre makinave të parkuara, duke mbetur i lënduar.

Pasditen e sotme rreth orës 17:00 E.M 35 vjeç drejtonte një automjet Mercedes Benz kur është përplasur me tre automjete të parkuara në aksin rrugor të Bulevardit “Ismail Qemali” pranë ” ish shkollës industriale”.

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat