Arrestohen dy persona, therën me thikë një person

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona, therën me thikë një person

Nga: A.M. Më: 13 gusht 2017 Në ora: 13:46
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona pasi që të njëjtit kanë ther me thikë një person në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren.

Po ashtu thuhet se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit dy të dyshuarit, pas intervistimit  janë dërguar në mbajtje

“ Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi që pas një fjalosje, njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit dy të dyshuarit, pas intervistimit  janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin për media./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat