Shqetësuese, 65 aksidente gjatë ditës së djeshme - Bota Sot
Shqetësuese, 65 aksidente gjatë ditës së djeshme

Kronikë e zezë

Shqetësuese, 65 aksidente gjatë ditës së djeshme

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 16:11
Ilustrim

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka raportuar për 65 aksidente komunikacioni të ndodhura në territorin tonë.

Nga këto aksidente, vetëm një rezulton të jetë me fatalitet, ndërsa 64 të tjerë me ose pa lëndime fare.

Në 27 nga këto aksidente ka pasur edhe të lënduar, disa më rëndë e disa më lehtë, ndërsa 38 prej tyre rezultojnë të kenë vetëm dëme materiale të shkaktuara në vetura.

Gjithsejtë tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orëshin e fundit janë 2153 sosh, dhe e tërë kjo po bëhet që nga krijimi i task-forcës për parandalimin e aksidenteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...