Trafikuan gomonen nga Italia në Shqipëri, pranga katër personave

Kronikë e zezë

Trafikuan gomonen nga Italia në Shqipëri, pranga katër personave

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 22:09
Gomone

Policia në Lezhë ka njoftuar se ka vënë në pranga katër shtetas, të cilët dyshohen për kontrabandë mallrash.

Atyre iu është gjetur një gomone dhe një makinë, si dhe shishe me benzinë, të trafikuara nga Italia.

Personat akuzohen për kontrabandë me mallra. Në pranga kanë përfunduar Arbër Bregu 27 vjeç, Eltion Isufaj 29 vjeç, Nertil Shehu 26 vjeç, si dhe Eduart Musia 30 vjeç nga Vlora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat