Një person është arrestuar në Studençan të Suharekës pasi që i njëjti pas një zënke ka sulmuar fizikisht një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur mbrëmë vonë, thuhet në raportin e sotëm të rregullt të Policisë së Kosovës.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.