Prostitucioni në Tiranë/ 200 euro/ora, si ndihmonte polici dhe roli i taksistëve

Kronikë e zezë

Prostitucioni në Tiranë/ 200 euro/ora, si ndihmonte polici dhe roli i taksistëve

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 13:31
Ilustrim

28 persona të akuzuar për përfshirjen në një rrjet të gjerë prostitucioni, të cilët vepronin të organizuar në zona të ndryshme të kryeqytetit, janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës.

Në bazë të hetimeve, të cilat janë përfunduar në fund të muajit korrik 2017, 8 prej të pandehurve akuzohen për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, ndërsa të tjerët për veprën penale të “Prostitucionit”.

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës, i nisur në bazë të informacionit policor, si edhe i kryer me veprime konkrete policore në terren ka zbuluar se një pronar hoteli, disa persona që ushtronin profesion edhe taksist, një inspektor policie, si edhe disa vajza, bashkëpunonim me njëri-tjetrin për të siguruar “klientelë” për vajza që ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit. Pagesa për çdo “shërbim seksual” varionte në shifrat 50-200 euro për orë.

Prokuroria e Tiranës identifikoi persona përgjegjës në bazë të hetimit, i cili përfshinte të paktën 3 episode kryesore, nga të cilat rridhin edhe disa të tjera, ku personazhet e këtij aktiviteti lidheshin me njëri-tjetrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat