Shqiptari gjeti portofolin me karta krediti, tërhoqi shumë para dhe luajti me to në kazino

Kronikë e zezë

Shqiptari gjeti portofolin me karta krediti, tërhoqi shumë para dhe luajti me to në kazino

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 17:08
Ilustrim

Një 27-vjeçar nga Dibra është arrestuar nga Policia e Shkodrës për veprën penale të vjedhjes.

I riu kishte gjetur në rrugë një portofol me disa karta krediti brenda dhe një shumë parash. Portofoli ishte denoncuar i humbur nga 65-vjeçari me iniciale Z.B.

Policia bën me dije se 27-vjeçari Muharrem Liti, përmes kartave të kreditit, ai kishte tërhequr 100 mijë lekë të reja dhe më pas kishte shkuar të luante në kazino, ku dhe harxhoi të gjithë shumën e parave.

Hetuesit identifikuan të riun pasi tërhoqi shumën e parave nga bankomati.

Pas veprimeve hetimore, uniformat blu zbuluan vendndodhjen e 27-vjeçarit dhe e arrestuan për akuzën e vjedhjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat