Tragjike! Mbytet në Divjakë një vajzë e mitur

Kronikë e zezë

Tragjike! Mbytet në Divjakë një vajzë e mitur

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 17:53
Divjakë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në plazhin e Divjakës në Shqipëri, një vazjë e mitur është mbytur.

Vogëlushja 12 vjeçare me inicialet G.A po lahej në det me kushërirën e saj, një 11 vjeçare, por fatkeqësisht është mbytur. Një dallgë ka qenë shkaku i mbytjes së të miturës e cila nuk ka mundur të dalë nga deti. Në ndihmë ka shkuar një djalë 15 vjeçar, por me daljen në breg të dy të miturave, vetëm 11 vjeçarja ka patur shenja jete.

Informacioni paraprak i policisë:

Në datën 14.08.2017, rreth orës 16:00, në plazhin e Divjakës, shtetasja G.A, 12 vjeçe, banuese në fshatin Krykuq, Divjakë, duke u larë në det bashkë me kushërirën e vet, shtetasen M.L, 11 vjeçe, banuese në fshatin Mizë, Divjakë, i ka marrë rryma dhe kanë rrezikuar të mbyten.

Në ndihmë të tyre ka shkuar një pushues i rastit, shtetasi A.M, 15 vjeç, i cili me ndihmën edhe të pushuesve të tjerë i ka nxjerrë në breg të dyja vajzat por ka mundur të jetoi vetëm shtetasja M.L, pasi vajza 12 vjeçare G.A ka ndërruar jetë. Shërbimet e policisë dërguan me urgjencë në spital djalin që shkoi për të shpëtuar vajzat pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore,  për shkak të ujit të tepërt që kishte konsumuar. Aktualisht djali ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë që ka ndodhur në plazhet shqiptare këtë të hënë. Disa orë më parë një i moshuar me origjinë nga Kosova është mbytur në plazhin e Velipojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat